Türkiye thirri të premten ambasadorin e Gjeorgjisë, Archil Kalandia, pas incidenteve gjatë ndeshjes së të enjtes në Ligën e Evropës të UEFA-s mes Beşiktaşit dhe ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva në Batumi.
Ky hap diplomatik pasoi përplasjet që shpërthyen të enjten, pasi tifozët e Beşiktaşit shpalosën një flamur palestinez në tribuna.
Policia gjeorgjiane përdori forcë fizike dhe sprej djegës ndaj tifozëve turq gjatë një ndërhyrjeje që Beşiktaşi e cilësoi si përdorim joproporcional të forcës.
Përplasjet e detyruan arbitrin ta ndërpriste ndeshjen për rreth 30 minuta. Pas ndërprerjes, ndeshja rifilloi dhe Beşiktaşi siguroi fitoren 2-1 ndaj Hapoel Beer-Shevas.
Beşiktaşi e dënoi ndërhyrjen e policisë, ndërsa autoritetet turke shprehën shqetësim për trajtimin e tifozëve të klubit.
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi gjithashtu për incidentet në një bisedë telefonike me homologen e tij gjeorgjiane, Maka Botchorishvili.
Gjashtëmbëdhjetë tifozët e Beşiktaşit, të ndaluar pas përplasjeve, u liruan më pas falë përpjekjeve diplomatike dhe ligjore.















