24 Janar 2026
Ushtria amerikane të premten ka kryer një sulm ndaj një motobarke që dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge në Paqësorin Lindor, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).
“Inteligjenca konfirmoi se mjeti lundrues po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte i angazhuar në operacione të trafikut të narkotikëve”, thuhet në një postim të komandës në platformën amerikane X.
Sipas njoftimit, dy “narko-terroristë” u vranë dhe një tjetër i mbijetoi sulmit.
TË REKOMANDUARA




















