Pas hedhjes së shortit në Zyrën Qendrore të FIFA-s në Zurich sot u vendos që në gjysmëfinalet e play-off-it për Botërorin 2026 të përballen: Shqipëria me Poloninë, Kosova me Sllovakinë, Maqedonia e Veriut me Danimarkën, Bosnjë e Hercegovina me Uellsin dhe Türkiye me Rumaninë.
Më poshtë janë të gjitha çiftet e play-off-it për FIFA Botërorin 2026, pra në rast të fitores së njërës në gjysmë finale me cilin ekip do të ballafaqohet në finale për të siguruar kualifikim në Botëror.
Itali – Irlanda e Veriut/Uells – Bosnja dhe Hercegovina
Ukraina – Suedia/Polonia – Shqipëria
Türkiye – Rumania/Sllovakia – Kosova
Danimarka – Maqedonia e Veriut/Çekia – Irlanda
Në pjesën ndërkontinentale të shortit u vendos që të përballen: Kaledonia e Re – Xhamajka/Kongo dhe Bolivia – Surinami/Iraku.
Ndeshjet e gjysmëfinaleve të play-off-it do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars.




















