| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kompania turke TPAO e Chevron nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për eksplorimin e naftës dhe gazit
"Me këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne synojmë të zhvillojmë projekte të përbashkëta si në Türkiye ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare", shkroi ministri Bayraktar në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Kompania turke TPAO e Chevron nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për eksplorimin e naftës dhe gazit
Kompania turke TPAO e Chevron nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për eksplorimin e naftës dhe gazit / AA
11 orë më parë

Kompania kombëtare e energjisë e Türkiyes TPAO dhe gjiganti amerikan i naftës Chevron kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për t’i vlerësuar bashkëpunimet e mundshme në eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror, njoftoi të enjten ministri turk i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar.

"Me këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne synojmë të zhvillojmë projekte të përbashkëta si në Türkiye ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare", shkroi Bayraktar në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Bayraktar tha se iniciativat ndërkombëtare do të mbështesin punën e vazhdueshme në fushën Gabar në Türkiyen juglindore dhe në Detin e Zi, duke kontribuar gjithashtu në qëllimin e TPAO-s për t'u bërë një kompani globale me kapacitet prodhimi prej 1 milion fuçish.

"Së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshje të reja për partneritete të ndryshme ndërkombëtare dhe do t’i ndajmë projektet konkrete që i kemi zbatuar me kombin tonë", shtoi ai.

Marrëveshja vjen pas një Memorandumi të veçantë Mirëkuptimi të nënshkruar më parë midis TPAO-s dhe degës së ExxonMobil, ESSO Exploration International Limited, që mbulon zona të reja eksplorimi në Detin e Zi dhe Mesdhe, si dhe rajone të tjera të mundshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë