| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Sallahu takoi Ambasadorin e Türkiyes Sabri Tunç Angili
Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në takim ishte edhe sekretarja e parë Aylin Senyüz, njëkohësisht përgjegjëse për çështje konsullore, asistentja Ajsel Polak dhe zyrtarja nga Ministria e Drejtësisë, Anesa Sllovinja.
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Sallahu takoi Ambasadorin e Türkiyes Sabri Tunç Angili
Kosovë, Ministri Sallahu takoi Ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili / TRT Balkan
11 Dhjetor 2025

Ushtruesi i detyrës ministër i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në takim ishte edhe sekretarja e parë Aylin Senyüz, njëkohësisht përgjegjëse për çështje konsullore, asistentja Ajsel Polak dhe zyrtarja nga Ministria e Drejtësisë, Anesa Sllovinja.

Ministri Sallahu dhe ambasadori Angili diskutuan për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Türkiyes, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.

Të dy palët u shprehën të gatshme për avancimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sundimin e ligjit.

Ministri kosovar e njoftoi ambasadorin turk edhe për reformën në drejtësi, avancimin e infrastrukturës ligjore dhe rritjen e transparencës institucionale. Ai theksoi se këto reforma janë thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Në fund të takimit, ministri Sallahu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes dhe rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e përbashkët të të dy vendeve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë