| albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Raporti: YouTube fshin qindra video nga grupet palestineze për të drejtat e njeriut
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se ky veprim censuron zërat palestinezë dhe fshin provat për krimet e supozuara të luftës nga Izraeli.
Raporti: YouTube fshin qindra video nga grupet palestineze për të drejtat e njeriut
Raporti: YouTube fshin qindra video nga grupet palestineze për të drejtat e njeriut
5 Nëntor 2025

YouTube ka fshirë në heshtje më shumë se 700 video dhe ka mbyllur llogaritë e tri organizatave kryesore palestineze për të drejtat e njeriut, sipas një raporti të publikuar të martën nga The Intercept.

Llogaritë e fshira i përkisnin Al-Haq, Al Mezan Center for Human Rights dhe Palestinian Centre for Human Rights, të cilat kishin publikuar pamje të shumta që dokumentonin shkelje të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në Gazë dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas The Intercept, përmbajtjet e fshira përfshinin hetimet mbi sulmet izraelite, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentime të vrasjes së gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh.

Fshirjet ndodhën në fillim të tetorit, menjëherë pasi qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj këtyre grupeve për bashkëpunimin e tyre me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GjNP).

YouTube konfirmoi se mbylljet e llogarive u kryen pas një rishikimi të nxitur nga sanksionet amerikane, duke deklaruar se platforma ka detyrim të përmbahet ligjeve për tregtinë dhe sanksionet.

Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe grupet palestineze e kanë quajtur këtë një përpjekje për të heshtur zërat palestinezë dhe për të zhdukur prova të rëndësishme, duke theksuar se organizatat nuk u paralajmëruan paraprakisht dhe se YouTube u fokusua në raportimet për abuzime të të drejtave të njeriut, jo në përmbajtje ekstremiste.

Në dhjetor 2023, Afrika e Jugut ngriti një padi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), duke e akuzuar për akte gjenocidale në Gaza. Më pas, disa vende të tjera iu bashkuan çështjes, përfshirë Spanjën, Irlandën, Libinë, Meksikën, Belgjikën dhe Türkiyen. GjND-ja ka lëshuar tri masa të përkohshme, duke urdhëruar Izraelin të parandalojë aktet gjenocidale dhe të lejojë ndihmën humanitare në Gaza.

Sipas të dhënave, Izraeli ka vrarë gati 69.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170.000 të tjerë në sulmet ndaj Gazës që nga tetori 2023.

Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u arrit më 10 tetor, mbi bazën e një plani paqeje me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, por Izraeli e ka shkelur armëpushimin disa herë.

Eksploro
Apple dhe Amazon raportojnë rritje të fuqishme të fitimeve neto në periudhën korrik–shtator
Austria bëhet fushëbeteja më e re kundër Clearview AI për mbledhjen e miliarda imazheve online
Meta pushon nga puna 600 punonjës në njësinë e inteligjencës artificiale
Balluku: Partneriteti Shqipëri-Türkiye i ndërtuar mbi vizionin për zhvillim dhe stabilitet në rajon
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
Raport: Transformimi digjital i gjelbër rrit efikasitetin në energji, por sjell edhe rreziqe të reja
BE-ja gjobit Google-in me 3,5 miliardë dollarë për shkelje lidhur me reklamat
Shitjet e Starbucks në Malajzi bien me 36 për qind për shkak të bojkotit për Gazën
Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, kalon në aplikacionet vendase
Bitcoin arriti nivelin më të ri rekord
Robotë humanoidë me inteligjencë artificiale zhvillojnë ndeshjen e parë të futbollit në Kinë
Grok i xAI përkohësisht i pezulluar për komentet mbi gjenocidin në Gaza
Mira Murati refuzoi 1 miliard dollarë nga Meta
Pretendohet se NASA përgatitet të dërgojë një reaktor bërthamor në Hënë
Kërkimi i fuqizuar nga IA-ja po riformëson trafikun në internet
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes