| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Türkiye trajnon Policinë e Shqipërisë për luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit
Trajnimi mbahet më 15-19 dhjetor në Akademinë e Sigurisë në Tiranë dhe pjesë e tij janë 20 punonjës nga drejtoritë vendore nga Policia e Shqipërisë.
Türkiye trajnon Policinë e Shqipërisë për luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit
Türkiye ofron trajnim për Policinë e Shqipërisë mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit / AA
16 orë më parë

Në Shqipëri është mbajtur aktiviteti i fillimit të trajnimit të punonjësve të Policisë së Shqipërisë, ofruar nga Policia e Türkiyes, me fokus mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në hapje të trajnimit në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, pranë Akademisë së Sigurisë në Tiranë, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke dhe të institucioneve shqiptare.

Rektori i Akademisë së Sigurisë të Shqipërisë, Ilirjan Mandro, gjatë fjalës së tij e konsideroi si tepër të rëndësishëm trajnimin.

"Ne si gjithmonë kemi mbështetjen e ekspertëve me eksperiencë nga Policia Turke, nga pastrimi i parave dhe lufta kundër terrorizmit, të cilët kanë eksperiencë të gjatë pune në këtë fushë", tha ai.

Mandro theksoi se ky trajnim nuk do të jetë thjesht teorik, por sipas tij do të jetë një trajnim me praktikat më të mira dhe me shkëmbim eksperiencash.

Këshilltari për punët e brendshme në Ambasadën e Türkiyes në Tiranë, Ömer Uslusoy, në fjalën e tij u shpreh se trajnimi realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Türkiyes dhe Policisë së Shqipërisë.

"Në botën e sotme të globalizuar, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit zënë një vend shumë të rëndësishëm. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë tëndajmë përvojën dhe njohuritë e vendit tonë me ju", tha Uslusoy.

Trajnimi mbahet më 15-19 dhjetor në Akademinë e Sigurisë në Tiranë dhe pjesë e tij janë 20 punonjës nga drejtoritë vendore nga Policia e Shqipërisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë