| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar
Zelenskyy tha se vizita e Rutte nisi me vendosjen e luleve në Memorialin Popullor të Kujtesës Kombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar / AP
16 orë më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur të martën në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.

Zelenskyy publikoi në rrjetet sociale një video ku ai dhe Rutte shihen duke vendosur lule në Memorialin Popullor të Kujtesës Kombëtare në kryeqytetin ukrainas.

“Sheshi Majdan. Memoriali popullor i kujtesës kombëtare. Memorial kushtuar kujtimit të heronjve tanë, ushtarëve tanë, popullit tonë që mbrojti Ukrainën nga armiku, luftoi dhe dha gjënë më të çmuar në këtë luftë. Së bashku me Mark Rutte, sot këtu u nderua kujtimi i mbrojtësve dhe mbrojtëseve të rënë të Ukrainës,” tha ai.

Sipas mediave ukrainase, Rutte më pas vizitoi parlamentin, Verkhovna Rada, për t’iu drejtuar deputetëve.