2 orë më parë
Menjëherë pasi Arabia Saudite njoftoi për një sulm me raketa ndaj Riadit, në qytet u dëgjuan shpërthime, ndërsa në qiell u panë gjurmë flakësh dhe u ngritën shtëllunga tymi të zi.
Dëshmitarë okularë që folën për Anadolu thanë se shpërthimet ndodhën pas sulmeve ndaj kryeqytetit saudit, Riadit.
Në rrjetet sociale u publikuan pamje ku në qiell shiheshin re flakësh dhe tym i zi që ngrihej.
TË REKOMANDUARA
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar dhe shkatërruar katër raketa balistike që synonin kryeqytetin Riad.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























