TÜRKİYE
1 minuta leximi
Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat e saj ushqimore në Gaza
Në kuadër të kësaj janë shpërndarë pako ushqimore për familjet që nuk kanë patur mundësi të kenë qasje në nevojat themelore për shkak të konfliktit në qytet.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat e saj ushqimore në Gaza
Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat e saj ushqimore në Gaza / AA
13 orë më parë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë ndihma ushqimore për civilët që luftojnë për të mbijetuar në lagjet e shkatërruara në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke thuhet se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka përshpejtuar më tej operacionet e saj të ndihmës humanitare me rritjen e fluksit të kamionëve me ndihma dhe vazhdon përpjekjet e saj për të përmbushur nevojat themelore të popullit të Gazës.

Në kuadër të kësaj janë shpërndarë pako ushqimore për familjet që nuk kanë patur mundësi të kenë qasje në nevojat themelore për shkak të konfliktit në qytet.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila ka vazhduar përpjekjet e saj të ndihmës që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës, gjithashtu ofron vakte të ngrohta për mijëra njerëz çdo ditë përmes kuzhinës së saj për personat në nevojë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë