| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria shënon Ditën e Verës, organizohen festime dhe aktivitete të ndryshme nëpër vend
Dita e Verës njihet si festë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë që ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është ballokumja.
Shqipëria shënon Ditën e Verës, organizohen festime dhe aktivitete të ndryshme nëpër vend
Shqipëria shënon Ditën e Verës, organizohen festime dhe aktivitete të ndryshme nëpër vend / AA
2 orë më parë

Në Shqipëri shënohet sot Dita e Verës, ndërkohë, në vend janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Festimet dhe aktivitetet kryesore janë organizuar në Elbasan dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve, artistëve dhe përfaqësueseve të institucioneve të ndryshme.

Në Tiranë janë organizuar koncerte, panaire me produkte tradicionale shqiptare, ekspozita dhe disa aktivitete zbavitëse për fëmijët.

Pjesë e aktiviteteve në Tiranë ishte edhe ekspozita e mjeteve historike "Retro", ku qytetarët janë njohur nga afër me automjetet e vjetra historike në Sheshin "Skënderbej".

Aktivitete janë organizuar edhe në qytetin e Elbasanit dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Me rastin e Ditës së Verës kanë përcjellë mesazhet e tyre zyrtarët e lartë të Shqipërisë, si presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe zyrtarë të tjerë.

Dita e Verës shënohet më 14 mars si festë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë që ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është ballokumja.

Kjo festë që e ka origjinën nga qyteti i Elbasanit, që simbolizon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë