| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
Ambasadori turk në fjalën e tij tha se Maqedonia e Veriut, e cila përfshin në vetvete çdo element të Ballkanit, merr forcë nga pasuritë e saj etnike dhe kulturore dhe se me kulturën e bashkëjetesës në paqe është shembull për Ballkanin dhe botën.
Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut / AA
një orë më parë

Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) organizuan program iftari në Debreshtë, në Komunën e Dollnenit në pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut.

Në programin e iftarit morën pjesë zv/kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, zv/drejtori i përgjithshëm për shërbimet administrative në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes gjeneral brigade Ramazan Toper, komandanti për Trajnim dhe Doktrinë i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjeneral brigade Lulzim Nuredini, kryetari i Komunës së Dollnenit Blerim Islami, kryetari i MATUSITEB-it Tahsin Ibrahim, si dhe politikanë, biznesmenë dhe shumë të ftuar.

Ambasadori Ulusoy në fjalën e tij tha se Maqedonia e Veriut, e cila përfshin në vetvete çdo element të Ballkanit, merr forcë nga pasuritë e saj etnike dhe kulturore dhe se me kulturën e bashkëjetesës në paqe është shembull për Ballkanin dhe botën.

Ulusoy theksoi se janë të lumtur që edhe në Dollnen shohin se kjo strukturë shumëkulturore dhe harmonia shoqërore ruhen.

"Jemi të lumtur që shohim se kjo strukturë shumëkulturore dhe harmonia shoqërore ruhen. Komuniteti turk jep kontribute të rëndësishme në zhvillimin në çdo fushë dhe në forcimin e atmosferës së unitetit dhe vëllazërisë së Maqedonisë së Veriut, e cila merr forcë nga pasuritë e saj etnike dhe kulturore, si dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj. Komuniteti turk është gjithashtu lidhja më e fortë që bashkon Türkiyen dhe Maqedoninë e Veriut", tha ai.

Më tej, Ulusoy theksoi se si Türkiye që nga pavarësia e saj kanë ofruar mbështetje për Maqedoninë e Veriut përmes Ministrisë së Arsimit Kombëtar, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve, Institutit Yunus Emre, Shkollave Maarif, Kryesisë së Çështjeve Fetare dhe institucioneve të tjera me një qasje gjithëpërfshirëse dhe përqafuese.

Toper, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që ndodhet në këtë program iftari gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërkaq, Islami gjithashtu shprehu kënaqësinë që ndodhet në programin e iftarit dhe tha se kjo tryezë e Ramazanit i ka bashkuar ata si një familje e madhe.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë