| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama uron Osmanin për ftesën e Trumpit për Bordin e Paqes
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se festa është një gjest tejet domethënës i presidentit Trump ndaj Kosovës, që sipas tij forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar.
Rama uron Osmanin për ftesën e Trumpit për Bordin e Paqes
Rama uron Osmanin për ftesën e Trumpit për Bordin e Paqes / AA
21 Janar 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përmarrjen e ftesës nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, për t'u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se festa është një gjest tejet domethënës i presidentit Trump ndaj Kosovës, që sipas tij forcon më tej marrëdhënien e "Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën einteresit të gjerë amerikan në botë".

"Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirënga presidenti i ShBA-së, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht", ka shkruar Rama.

Presidentja Osmani konfirmoi sot se është ftuar nga presidenti Trump, që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur më parë se Trump ka dërguar ftesë edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi disa ditë më parë formimin e Bordit të Paqes për Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu anëtarët e komitetit të ri "teknokratik" që do të mbikqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës, si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t'i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë