| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Spiropali: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të zhvillohen mbi interesa të përbashkëta
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka theksuar se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi "do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjikë".
Spiropali: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të zhvillohen mbi interesa të përbashkëta
Spiropali: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të zhvillohen mbi interesa të përbashkëta / TRT Balkan
17 Dhjetor 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vazhdon vizitën zyrtare në Greqi, ndërkohë është takuar me ministri grek të e Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Në një shkrim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Spiropali ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen "nga interesa të përbashkëta strategjikë".

"Me ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias, për bashkëpunimin afatgjatë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, Evropë e më gjerë. Marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjikë, përmes një agjende iniciativash me fokus njerëzit tanë, udhëhequr nga perspektiva e përbashkët evropiane", ka shkruar ajo.

Në ditën e parë të vizitës, ministrja Spiropali është takuar me presidentin Greqisë, Konstantinos Tassoulas dhe ministrin e Jashtëm, George Gerapetritis.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, gjatë ditës sotme Spiropali do të takohet edhe me ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë