| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Aliu-Sala: Ekzistojnë mundësi për thellimin bashkëpunimit RMV-Shqipëri në shëndetësi
Në takimin e punës mes ministrave Aliu dhe Sala është diskutuar gjithashtu edhe për digjitalizimin, siç thuhet, si një nga shtytësit kryesorë të zhvillimit të sistemeve shëndetësore në rajon.
Aliu-Sala: Ekzistojnë mundësi për thellimin  bashkëpunimit RMV-Shqipëri në shëndetësi
Aliu-Sala: Ekzistojnë mundësi për thellimin bashkëpunimit RMV-Shqipëri në shëndetësi / AA
9 orë më parë

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, ka zhvilluar takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Evis Sala.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, në takim është rikonfirmuar bashkëpunimi i suksesshëm dypalësh mes dy vendeve si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij në fushën e shëndetësisë.

"Me Republikën e Shqipërisë kemi vendosur bashkëpunim të suksesshëm dhe së bashku me ministren Sala, angazhohemi për thellimin e bashkëpunimit në disa segmente të sistemit shëndetësor", ka thënë Aliu.

"Personalisht mendoj se shkëmbimi i njohurive dhe përvojave ndërmjet personelit mjekësor të të dy vendeve kontribuon në përmirësimin e përgjithshëm të kujdesit shëndetësor. 

Njëkohësisht, e informova ministren për angazhimin tonë për forcimin e burimeve njerëzore dhe planifikimin proaktiv të kapaciteteve kadrovike, me theks të veçantë në përmirësimin e sistemit të specializimeve dhe subspecializimeve, në përputhje me nevojat e qytetarëve", ka shtuar Aliu.

Në takimin e punës mes ministrave Aliu dhe Sala është diskutuar gjithashtu edhe për digjitalizimin, siç thuhet, si një nga shtytësit kryesorë të zhvillimit të sistemeve shëndetësore në rajon.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë