| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeministri Kurti takon në Davos Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
Kurti dhe Frieden biseduan për thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve.
Kryeministri Kurti takon në Davos Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
Kryeministri Kurti takon në Davos Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden / AA
21 Janar 2026

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Kurti në vijim theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve.