| Albanian
RAJONI
4 MINUTA LEXIMI
(Mos)marrëveshje, protesta e sulme: Vit i ngjeshur në aksin Kosovë-Serbi
Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës e Serbisë, herë në tavolinën e bisedimeve e herë në terren, kulmuan me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë. TRT Balkan ju sjell një retrospektivë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi gjatë vitit 2023.
(Mos)marrëveshje, protesta e sulme: Vit i ngjeshur në aksin Kosovë-Serbi
(Mos)marrëveshje, protesta e sulme: Vit i ngjeshur në aksin Kosovë-Serbi.     /Foto: Getty Images / Others
2 Janar 2024

Viti që lamë pas ishte i rëndësishëm dhe i ngjeshur me zhvillime për sa u përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, protesta, dhunë e sulme... TRT Balkan ju sjell një retrospektivë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi gjatë vitit 2023.

Marrëveshja e Ohrit

Pas diplomacisë intensive euro-amerikane në muajin shkurt dhe pas prezantimit të propozimit “franko-gjerman” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të ulen bashkë për të konkretizuar një marrëveshje.

Fillimisht në Bruksel më 27 shkurt, e më pas më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, liderët arrijnë parimisht një ujdi për Marrëveshjen bazë dhe Aneksin e Zbatimit, por mungon nënshkrimi i njërës palë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzoi të firmosë marrëveshjen e arritur.

Zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Zgjedhjet erdhën si rezultat i braktisjes së institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë.

Serbët lokalë bojkotuan gjithashtu edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna. Si rezultat, në këto zgjedhje u zgjodhën katër kryetarë shqiptarë.

Protestat e dhunshme në veri

Katër kryetarët e zgjedhur u betuan më 25 maj në detyrën e re, akt që u kundërshtua me protesta të serbëve lokalë. Kryetarët e rinj të komunave duhej të shoqëroheshin nga policia për të hyrë në ndërtesat e komunës, ndërsa protestat e serbëve eskaluan në dhunë, me përfshirjen e të shtënave dhe shok bombave. Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan.

Kidnapimi

Autoritetet serbe kidnapuan tre zyrtarë policorë të Kosovës pranë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë më 14 qershor. Ditët në vijim, të dyja palët argumentonin nëse policët e Kosovës janë kapur në territor të Kosovës ose të Serbisë.

Pas presionit ndërkombëtar, tre policët u liruan më 26 qershor.

Sulmi i Banjskës

Në orët e para të 24 shtatorit, një grup i armatosur prej dhjetëra personash serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në përleshje humbi jetën polici Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në Manastirin e Banjskës dhe më pas arritën të arratiseshin në drejtim të Serbisë. Tre persona nga grupi i armatosur u vranë dhe tret ë tjerë u arrestuan.

Video materialet e shpalosura pas ngjarjes dëshmuan praninë e nënkryetarit të Lista Sërpskës, Millan Radoiçiq, në mesin e sulmuesve. Ai më vonë pranoi se ka organizuar sulmin.

Qeveria e Kosovës e cilësoi sulmin si akt terrorist të organizuar nga shteti serb, por qeveria në Beograd mohon përgjegjësinë. Akti u dënua edhe nga ndërkombëtarët.

Në periudhën në vazhdim, NATO-ja rriti prezencën në Kosovë duke çuar trupa shtesë në kuadër të misionit të saj KFOR.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok