Të paktën gjashtë palestinezë humbën jetën në një sulm të ushtrisë izraelite me dron në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në njoftimin e Ministrisë së Palestinës të Shëndetësisë thuhet se gjashtë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me dron izraelit ndaj disa të rinjve palestinezë që ishin mbledhur pranë një kryqëzimi në jug të Jeninit.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA gjithashtu raportoi se katër nga personat e vrarë në sulm ishin vëllezër.
Ushtarët izraelitë bastisën gjithashtu qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve Jenin me buldozerë dhe shkatërruan infrastrukturën në qytet.
Përplasje shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite, të cilat bastisën shumë shtëpi palestineze.
Ndërkohë, në një komunikatë të përbashkët të ushtrisë dhe policisë izraelite, thuhet se katër policë kufitarë izraelitë janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi të vendosur buzë rrugës, teksa një automjet i forcave izraelite po kalonte gjatë bastisjes në Jenin.
Pamjet në rrjetet sociale treguan një automjet të forcave izraelite të përmbysur për shkak të shpërthimit.
Oficerët e plagosur të policisë kufitare u dërguan në një spital në veri të Izraelit dhe në një njoftim të mëvonshme u bë e ditur vdekja e polices së plagosur Shai Garmai.





















