| Albanian
RAJONI
3 MINUTA LEXIMI
Gjermania, destinacion i kosovarëve për të jetuar dhe punuar
Blendi Hasaj nga Instituti GAP thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2022, sipas statistikave zyrtare, nga Kosova kanë emigruar 338 mijë qytetarë, ose gjithsej 18,8 për qind e popullsisë totale.
Gjermania, destinacion i kosovarëve për të jetuar dhe punuar
Gjermania, destinacion i kosovarëve për të jetuar dhe punuar / Photo: AA / AA

Instituti GAP në Prishtinë përmes një raporti të publikuar konstaton se ndërtimtaria, hoteleria dhe gastronomia janë sektorët të cilat do të preken më së shumti nga emigrimi i qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”, i cili u bë me mbi 1 mijë të anketuar, 28 për qind e tyre planifikojnë të emigrojnë në Zonën Shengen në tremujorin e parë të këtij viti, 61 për qind e tyre nuk planifikojnë dhe 11 për qind nuk e dinë.

Anisa Zogaj nga ky institut thotë se Gjermania është destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës të cilët synojnë të emigrojnë por edhe i atyre që tashmë gjenden atje, qoftë për punë, bashkim familjar ose studime.

“Gjermania është destinacioni kryesor i emigrantëve nga Kosova. Në vitin e kaluar kemi dalë me një raport ku kemi kuptuar që në Gjermani jetojnë mbi gjysmë milioni kosovarë, pra, persona që kanë sfond migrimi nga Kosova”, theksoi Zogaj.

Blendi Hasaj, po ashtu nga GAP, thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2022, sipas statistikave zyrtare, nga Kosova kanë emigruar 338 mijë qytetarë, ose gjithsej 18,8 për qind e popullsisë totale.

Ai thotë se nga mbi 1 mijë të anketuar, 28 për qind e tyre janë shprehur se planifikojnë të ikin nga Kosova në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe ky trend në aspektin afatgjatë do të ndikojë në ekonominë e vendit.

“Nëse na emigrojnë shumë qytetarë nga disa industri tek të cilat fuqia punëtore është intensive, kjo do të ndikojë edhe në ndryshimin e strukturës së ekonomisë. Sepse do të kemi një zhvendosje më shumë tek industritë ku kapitali apo makineritë janë faktori kyç në prodhim”, theksoi ai.

Sipas raportit, sektori i ndërtimtarisë do të preket nga emigrimi me rreth 19 për qind, sektori i hotelerisë dhe gastronomisë me rreth 19 për qind, sektori i tregtisë me rreth 18 për qind dhe sektori i prodhimtarisë rreth 13 për qind.

Sipas Eurostatit, vendet e BE-së çdo vit pranojnë mesatarisht 2 milionë deri në 2,5 milionë imigrantë nga shtetet jashtë BE-së. Në vitin 2022, mosha mesatare e popullsisë së Evropës ishte 45,4 vjeç, ndërsa mosha mesatare e popullsisë imigrante ishte 36,6 vjeç.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen