| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Begaj: Masakra e Reçakut, motiv i fortë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë
“Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, është shprehur presidenti i Shqipërisë.
Begaj: Masakra e Reçakut, motiv i fortë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë
Begaj: Masakra e Reçakut, motiv i fortë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë / Foto: ATA / ATA
15 Janar 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet: “sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë”.

Kreu i Shtetit shqiptasr theksoi se 15 janari 1999 zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

“Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, është shprehur presidenti Begaj.

Presidenti e ka shoqëruar postimin e tij me një foto nga ceremonia e dekorimit të ambasadorit William Walker një vit më parë me medaljen më të lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Flamurit’, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”

BURIMI:ATA
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok