| Albanian
KULTURË
1 MINUTA LEXIMI
Shtohet numri i automjeteve retro në Shqipëri
Mbështetur në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, në vitin 2023 në Shqipëri 140 mjete plotësuan kriteret për statusin RETRO.
Shtohet numri i automjeteve retro në Shqipëri
Shtohet numri i automjeteve retro në Shqipëri / Photo: Retro.al
16 Janar 2024

Pasioni dhe dëshira për të ruajtur trashëgiminë e historisë së automotorizimit shqiptar, nxiti themelimin e regjistrit kombëtar RETRO për mjetet historike të koleksionit shqiptar, komunitet i cili sa vjen e zgjerohet.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr), gjatë vitit 2023 u verifikuan 180 mjete, nga të cilat 140 plotësuan kriteret për statusin RETRO.

DPShTRr-ja informoi se 92 automjete dhe 45 motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO gjatë vitit 2023.

Nga qershori i vitit 2020 janë 786 mjete të verifikuara në total, nga të cilat 574 mjete plotësojnë kriteret për statusin RETRO.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë