| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 18:00.
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki / AA
9 Nëntor 2025

Në Shqipëri ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki të vendit.

Zgjedhjet për kryetarë të bashkive mbahen në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.

Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, ndërkohë do të votohet në 473 qendra votimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale e kanë 334.559 zgjedhës.

Në këto zgjedhje garon partia në pushtet, Partia Socialiste, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët të disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë