| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Përmbytjet në Shqipëri, evakuohen banorët e fshatrave buzë lumit në Kuçovë dhe Dimal
Operacionet e shpëtimit kanë vijuar përgjatë natës, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.
Përmbytjet në Shqipëri, evakuohen banorët e fshatrave buzë lumit në Kuçovë dhe Dimal
Përmbytjet në Shqipëri, evakuohen banorët e fshatrave buzë lumit në Kuçovë dhe Dimal / Pirro Vengu/Facebook
16 orë më parë

Është realizuar evakuimi i banorëve të prekur nga përmbytjet në Kuçovë e Dimal. 

Operacionet e shpëtimit kanë vijuar përgjatë natës, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, bëri të ditur se strukturat u angazhuan në terren gjatë gjithë natës, duke vlerësuar veçanërisht rolin e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“Një tjetër natë sprove dhe sakrifice për djemtë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të angazhuar në të dyja anët e lumit Seman”, u shpreh Vengu.

Vengu theksoi se Forcat e Armatosura në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.                   

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga reshje të dendura që sollën prurje të mëdha të lumenjve. 

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë