| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Neutralizohen pesë terroristë të PKK-së në veri të Irakut
Ministria turke tha se Forcat e Armatosura kanë vazhduar të shkatërrojnë qelitë e terroristëve në veri të Irakut.
Neutralizohen pesë terroristë të PKK-së në veri të Irakut
Neutralizohen pesë terroristë të PKK-së në veri të Irakut.        Foto: AA / AA
13 Nëntor 2024

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se pesë terroristë të tjerë të PKK-së janë neutralizuar përmes një operacioni ajror në rajonin Asos në Irakun verior. Ministria turke tha se Forcat e Armatosura kanë vazhduar të shkatërrojnë qelitë e terroristëve në veri të Irakut.

"Pesë terroristë të tjerë të PKK-së u neutralizuan përmes operacionit ajror të kryer në rajonin Asos. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë në mënyrë efektive dhe me vendosmëri", tha ministria turke.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë