| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë detektuar lëshimin e të paktën një projektili të paidentifikuar drejt Detit Lindor, por nuk dhanë detaje të tjera.
Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor
Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor / AA
një orë më parë

Koreja e Veriut lëshoi një raketë të dyshuar balistike të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

Projektili duket se tashmë ka rënë, raportoi Kyodo News, duke cituar ministrinë.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë detektuar lëshimin e të paktën një projektili të paidentifikuar drejt Detit Lindor, por nuk dhanë detaje të tjera, tha Yonhap News Agency.

Koreja e Veriut për herë të fundit lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër drejt Detit Lindor më 27 janar.

Lëshimi i fundit vjen në një kohë kur Koreja e Jugut dhe ShBA-ja po zhvillojnë stërvitjen e tyre vjetore ushtarake pranverore “Freedom Shield” (Mburoja e Lirisë).

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë