Nga Migena Hajdini
23 Nëntor 2024
Autoritetet izraelite të shtunën njoftuan se një rabin që jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe është zhdukur.
Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe agjencisë së inteligjencës Mossad, rabini Zvi Kogan, një shtetas izraelit me origjinë moldave dhe një përfaqësues i lëvizjes Chabad, "është zhdukur në rrethana misterioze që nga pasdita e së enjtes. "
TË REKOMANDUARA
Deklarata shtoi se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë hapur një hetim për zhdukjen e tij.
Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga autoritetet në vendin e Gjirit.
BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
















