| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan
Rrjeti i Mjekëve të Sudanit e dënoi sulmin si "një shkelje serioze e mbrojtjes që u ofrohet objekteve dhe personelit humanitar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar".
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan / TRT Balkan AL
 

Tre anëtarë të stafit të OKB-së u plagosën në një sulm me dron nga Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ndaj një strukture të OKB-së në Khartoum, tha sot një grup mjekësor sudanez. 

Në një deklaratë, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit e dënoi sulmin si "një shkelje serioze e mbrojtjes që u ofrohet objekteve dhe personelit humanitar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar". Të dielën, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se një sulm me dron dëmtoi një ndërtesë të OKB-së në Khartoum ndërsa stafi ndodhej brenda.

“Vendosja e objekteve të Kombeve të Bashkuara dhe plagosja e stafit të tyre përfaqëson përshkallëzim të rrezikshëm që kërcënon operacionet humanitare dhe minon përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet e miliona civilëve të prekur nga lufta”, tha rrjeti.

Ai bëri thirrje për "hetim të pavarur dhe transparent" për rrethanat e sulmit dhe për personat përgjegjës që të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës. Rrjet i Mjekëve kërkoi mbrojtjen e personelit humanitar, objekteve të OKB-së dhe organizatave të ndihmës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Pas sulmit, dëshmitarët thanë për Anadolu se dëgjuan zjarr kundërajror dhe shpërthime ndërsa mbrojtja ajrore e ushtrisë sudaneze iu përgjigj dronëve që synonin kryeqytetin. Autoritetet shtetërore në Khartoum thanë se tre civilë u vranë dhe 10 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën në një sulm me dron që synonte zonat civile në lokalitetin Karari.

Sudani është përfshirë në konflikt që nga prilli 2023, kur shpërthyen luftimet midis ushtrisë dhe RSF-së për shkak të mosmarrëveshjeve rreth integrimit të forcës parmilitare në ushtrinë e rregullt. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka shkaktuar shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile, përfshirë spitalet dhe objektet mjekësore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë