| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) është mbajtur sot seanca paraprake për çështjen ndaj Metës.
Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta / TRT Balkan
3 orë më parë

Çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka kaluar në gjykim.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) është mbajtur sot seanca paraprake për çështjen ndaj Metës.

GjKKO-ja ka konfirmuar për Anadolu se çështja në fjalë është dërguar për gjykim.

Disa seanca paraprake në GjKKO për çështjen ndaj Metës në muajt e fundit janë shtyrë ose ndërprerë.

Ndërkohë, gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar edhe kërkesat e ish-presidentit Meta për lirim nga paraburgimi.

Në çështjen në fjalë do të gjykohet edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

- Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për "kontrata lobimi në ShBA".

Aktualisht, Meta është në paraburgim. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë