| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk në Këshillin Ministror të OSBE-së: Anëtarësimi në BE - qëllimi i ynë strategjik
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, mbajti një fjalim në Këshillin e 32-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë.
Kryediplomati turk në Këshillin Ministror të OSBE-së: Anëtarësimi në BE - qëllimi i ynë strategjik
Kryediplomati turk në Këshillin Ministror të OSBE-së: Anëtarësimi në BE - qëllimi i ynë strategjik / AA
4 Dhjetor 2025

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Këshillin e 32-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që u mbajt në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Sipas një postimi të Ministrisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Fidan mbajti një fjalim para pjesëmarrësve në Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së në Vjenë.

Sipas informacionit të marrë nga burime të Ministrisë së Jashtme, Fidan në margjinat e takimit, u takua me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger.

Në takim u vlerësua statusi aktual i negociatave që synojnë përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

Në takimin ku u diskutuan marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Türkiyes, Fidan tërhoqi vëmendjen se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik për Türkiyen dhe vuri në dukje se presin hapjen e kapitujve të negociatave.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë