| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Plenkoviq: Avionët Rafale për Kroacinë dhe Serbinë nuk janë të pajisur njësoj
Kryeministri i është përgjigjur Millanoviqit duke i thënë që vërejtjet t’ua dërgojë francezëve dhe theksoi se pajisja e Rafaleve për Zagrebin dhe Beogradin është e pakrahasueshme.
Plenkoviq: Avionët Rafale për Kroacinë dhe Serbinë nuk janë të pajisur njësoj
Plenkoviq: Avionët Rafale për Kroacinë dhe Serbinë nuk janë të pajisur njësoj / Reuters
12 Dhjetor 2025

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha se avionët luftarakë Rafale të dorëzuar Kroacisë dhe Serbisë nuk janë të pajisur njësoj, duke i porositur presidentit të Republikës, Zoran Millanoviq, që kritikat t’ua drejtojë drejtpërdrejt francezëve.

Gjatë vizitës në pjesën e brendshme të Katedrales së Zagrebit, Plenkoviq iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, përfshirë edhe atë që lidhej me deklaratat e Milanoviqit se Franca fillimisht i ka shitur Rafale Kroacisë e më pas Serbisë, pa i pyetur fare ata..

“Le të shkojë në Paris dhe t’ua thotë këtë francezëve. Të gjithë e dimë dhe e kemi thënë shumë herë, ashtu siç e kanë thënë edhe ekspertët tanë ushtarakë. Rafalet janë këtu, të paguar dhe plotësisht funksionalë. Aktualisht kemi forcat ajrore më të fuqishme ndërmjet Gjermanisë dhe Greqisë”, tha Plenkoviq.

Duke folur për avionët që ka blerë Serbia, ai theksoi se ata nuk janë në nivelin e pajisjeve që kanë aleatët e NATO-s, mes të cilëve Kroacia dhe Franca.

“Këto dallime teknike janë mjaft të rëndësishme dhe të mëdha”, shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë