Ndërtesa e Ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar gjatë sulmeve ajrore të paradites ndaj Iranit.
Sipas informacioneve, në incident nuk ka pasur persona të lënduar.
Siç bëhet e ditur, gjatë sulmit është goditur një bazë ushtarake që ndodhet pranë ambasadës, çka ka shkaktuar dëmtime në ndërtesën e përfaqësisë diplomatike të Serbisë në kryeqytetin iranian.
Që nga mëngjesi i së shtunës, Izraeli dhe ShBA-ja kanë kryer sulme në disa qytete iraniane, ku raportohet se janë vrarë udhëheqësi suprem dhe disa zyrtarë të lartë të sigurisë.
Izraeli ka deklaruar se operacioni kishte për qëllim eliminimin e një kërcënimi ekzistencial, ndërsa Trump ka paralajmëruar operacione të mëdha luftarake kundër regjimit iranian.
Irani, si kundërpërgjigje, ka nisur sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon, duke bërë që shumë vende të Gjirit të mbyllin hapësirën e tyre ajrore.
Autoritetet iraniane kanë premtuar hakmarrje pas konfirmimit të vdekjes së udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, duke shpallur 40 ditë zie. Është emëruar një këshill i përkohshëm deri në zgjedhjen e një udhëheqësi të ri.



















