| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane: Shkon në 555 numri i të vrarëve nga sulmet izraelito-amerikane
Bilanci i viktimave nga sulmet ajrore amerikano-izraelite që nga e shtuna ka shkuar në 555, raporton Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane: Shkon në 555 numri i të vrarëve nga sulmet izraelito-amerikane
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane: Shkon në 555 numri i të vrarëve nga sulmet izraelito-amerikane / Reuters
13 orë më parë

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane bëri të ditur sot se bilanci i të vrarëve nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite që nga e shtuna është rritur në 555.

Sulmet e përbashkëta shënjestruan 131 zona banimi në të gjithë Iranin, shtoi ajo në një deklaratë të cituar nga Agjencia e Lajmeve Fars.

Deklarata konfirmoi se sulmet morën 555 jetë, por nuk dha statistika mbi numrin e të plagosurve. Numri i fundit i viktimave të njoftuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane të shtunën ishte 201 të vrarë dhe 747 të plagosur.

Një fushatë e përbashkët ushtarake ShBA-Izrael e nisur kundër Iranit të shtunën ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Në përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin dhe asetet amerikane dhe vendet e Gjirit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë