| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Veriu dhe jugu i Shqipërisë përfshihen nga dëbora
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Veriu dhe jugu i Shqipërisë përfshihen nga dëbora
Veriu dhe jugu i Shqipërisë përfshihen nga dëbora / ATA
21 Janar 2026

Reshje shiu me intensitet mesatar dhe dëborë kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore në Shqipëri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës zona si Bajram Curri-Valbonë, Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, etj.

Edhe rajoni qendror i vendit ka pasur reshje dëbore në Trau Dajt-Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe të gjithë territorin e juglindjes: Pogradec, Maliq, Kolonjë, Korçë e Devoll.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë aktivizuar në terren për pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë