| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shkup, mbahet aktiviteti për Ditën Botërore të Kafes Turke
Ambasadori i Türkiyes, Fatih Ulusoy, u dha të ftuarve informacione rreth kafes turke dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre.
Shkup, mbahet aktiviteti për Ditën Botërore të Kafes Turke
Shkup, mbahet aktiviteti për Ditën Botërore të Kafes Turke / AA
4 Dhjetor 2025

Një aktivitet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt me rastin e 5 dhjetorit, Ditës Botërore të Kafes Turke.

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, dhe bashkëshortja e tij, Maja Ivanova, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të mediave në vend dhe të ftuar morën pjesë në këtë aktivitet, i cili u mbajt në rezidencën e Ambasadës Turke në Shkup.

Ambasadori i Türkiyes, Fatih Ulusoy, u dha të ftuarve informacione rreth kafes turke dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre. Këtu, mysafirët patën mundësinë të shijonin kafen turke si dhe ushqime e pije specifike të kuzhinës turke.

Çdo vit në Türkiye dhe në shumë vende të ndryshme të botës mbahen evente për kafen turke, e cila u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nga UNESCO-ja në vitin 2013.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë