7 orë më parë
Disa shpërthime u dëgjuan të dielën në qytetet Hamedan dhe Isfahan, në Iranin perëndimor dhe qendror, ndërsa ShBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Teheranit, raportuan mediat iraniane.
Sipas raportimeve mediatike, re tymi u panë duke u ngritur pas shpërthimeve.
Ende nuk ka informacion për objektivat e goditura apo për viktima.
TË REKOMANDUARA
Më herët u raportuan sulme edhe në qytetet Shiraz dhe Isfahan.
Ushtria izraelite konfirmoi se ka nisur një valë sulmesh “në shkallë të gjerë” në Iranin perëndimor.
Në një deklaratë ushtarake thuhet se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e regjimit, pa dhënë detaje të tjera.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
















