| Albanian
LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
Sipas informacionit që dëshmitarët i kanë dhënë agjencisë AA, ushtarët izraelitë bastisën dhe kontrolluan dhjetëra shtëpi në qytetin Dura, në jug të Al-Khalilit.
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor / AA
13 Nëntor 2025

Ushtria izraelite arrestoi 40 palestinezë gjatë bastisjeve në qytetin Al-Khalil (Hebron), në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar..

Sipas dëshmitarëve, ushtarët izraelitë bastisën dhe kontrolluan dhjetëra shtëpi në qytetin Dura, në jug të Al-Khalilit.

Ushtarët izraelitë morën në pyetje 40 palestinezë, kryesisht të rinj, në rrugë, dhe liruan disa prej tyre.

Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit kundër Rripit të Gazës, veçanërisht pas 8 tetorit 2023, bastisjet, ndalimet dhe shembjet kundër palestinezëve, të shoqëruara me dhunë, kanë vazhduar pandërprerë në shumë qytete dhe qyteza të pushtuara, përfshirë Kudsin Lindor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë