| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Moldavia: Pesë mjete ajrore ruse shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen brenda territorit moldav
“Moska po i vë në rrezik jetët në gjithë Evropën dhe duhet të ndalet”, tha presidentja moldave Maia Sandu.
Moldavia: Pesë mjete ajrore ruse shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen brenda territorit moldav
Pesë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë
 

Presidentja e Moldavisë tha të shtunën se pesë mjete ajrore ruse, përfshirë raketa Banderol dhe dronë, kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit dhe kanë shpërthyer në territorin e tij.

Presidentja Maia Sandu paralajmëroi se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës fqinje “po arrijnë në mënyrë të rrezikshme në Moldavi”.

“Moska po vë në rrezik jetët në gjithë Evropën dhe duhet të ndalet”, shkroi ajo në X.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Moldavisë “dënoi ashpër” atë që e cilësoi si shkelje të hapësirës ajrore të vendit, duke theksuar se fragmente dronësh janë gjetur jashtë qytetit Causeni, pranë fshatit Dubovca, mes vendbanimeve Delacau dhe Puhaceni, si dhe pranë Crocmazit, ku incidenti ka shkaktuar zjarr në bimësi dhe dëme materiale.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të paraqesë kërcënime konkrete për vendin tonë dhe sigurinë e gjithë rajonit”, tha ministria.

Moska nuk i ka komentuar menjëherë akuzat e Moldavisë.

Të enjten, ministria thirri ambasadorin rus në Kishinau për t’i dorëzuar një notë proteste, pasi tre dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë brenda një dite.

Ministria tha se dy nga dronët u rrëzuan dhe shpërthyen në territorin e vendit, duke theksuar se gjatë shtatë ditëve të fundit hapësira ajrore e vendit është shkelur tetë herë.

Ambasadori rus në Moldavi, Oleg Ozerov, akuzoi Kishinaun se po shpërfill propozimet e Moskës për hetimin e përbashkët të incidenteve me dronë që rrëzohen në territorin moldav.

“Jemi ngopur me akuzat e pabazuara”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass, pas vizitës në Ministrinë e Jashtme të Moldavisë. “Nuk kemi marrë asnjë dëshmi se droni është me origjinë ruse”, shtoi ai.

Gjatë muajve të fundit, një numër në rritje i vendeve evropiane kanë protestuar për shkelje të pretenduara të hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë, pretendime që Moska i ka mohuar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Italia: Kërcënimet për bomba në shkolla synojnë destabilizimin, nuk paraqesin rrezik konkret
Udhëheqësit e APEC-ut thirrje për lidhje më të forta rajonale dhe më pak barriera tregtare
Mali i Zi mbyll edhe dy kapituj të tjerë të negociatave me BE-në
Kina, Rusia dhe ShBA-ja publikojnë deklaratë të përbashkët “Drejt Paqes” pas samitit historik
Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian: Rrezik për komprometim të të dhënave personale
Trumpi: ShBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t'i dhënë fund luftës me Iranin
Kremlini: Putini dhe Trumpi diskutuan në Kinë luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ruso-amerikane
Kryeministrja daneze propozon ndalimin e shamisë në shkollat ​​publike
Trump njofton zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje ShBA–Filipine
Putin: Rusia dhe Kina kanë “qëllim të përbashkët” garantimin e paqes në Azi-Paqësor
BE-ja arrin marrëveshje për përshpejtimin e lejeve për energjinë e rinovueshme dhe rrjetet elektrike
Gërvalla kërkon përgjegjësi nga BE-ja për këngën me pretendime nacionaliste serbe ndaj Kosovës
Ministri i Jashtëm rus akuzon Perëndimin se po e nxjerr Rusinë nga sektori global i energjisë
Presidenti finlandez: Türkiye, aktor i rëndësishëm i sigurisë dhe aleat i domosdoshëm i NATO-s
ASEAN miraton deklaratën për rekrutimin e punëtorëve migrantë
Kina dhe Tajlanda nënshkruajnë tetë marrëveshje në fushën e tregtisë, sigurisë dhe teknologjisë
Ukraina dhe Rusia diskutojnë shkëmbimin e 1.200 - 1.300 të burgosurve të luftës nga secila palë
Rubio kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare, shoqërohet me duartrokitjet e juristëve
Gjermania do të presë javën e ardhshme samitin e aleatëve të Ukrainës
Britania, Italia e Danimarka kërkojnë masa më gjithëpërfshirëse kundër migracionit të paligjshëm