| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mucunski në Bruksel takon Roxana Minzatun, fokus në arsimin dhe programet evropiane
Në takim, sipas ministrisë, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësive dhe politikave rinore si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve evropiane të arsimit dhe mobilitetit.
Mucunski në Bruksel takon Roxana Minzatun, fokus në arsimin dhe programet evropiane
Mucunski në Bruksel takon Roxana Minzatun, fokus në arsimin dhe programet evropiane / TRT Balkan
12 orë më parë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski zhvilloi takim me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të drejtat sociale dhe aftësitë, vendet cilësore të punës dhe gatishmërinë, Roxana Minzatu. 

Siç njofton Ministria, Mucunskin në takim e shoqëroi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajllov.

Në takim, sipas ministrisë, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aftësive dhe politikave rinore si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në kuadër të programeve evropiane të arsimit dhe mobilitetit.

"Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin për forcimin e cilësisë dhe harmonizimit të sistemit arsimor me standardet evropiane si dhe për rritjen e pjesëmarrjes në programet 'Erasmus+' dhe Zonën Evropiane të Arsimit", thuhet në njoftim.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës së punës në Bruksel, dje, ministri Mucunski mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët "Një rrugë drejt zgjerimit evropian", të organizuar nga "Miqtë e Evropës", e dedikuar për prioritetet aktuale politike lidhur me procesin e zgjerimit, bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë si dhe për çështjet e integrimit gradual, qëndrueshmërisë ekonomike, lidhshmërisë dhe klimës së biznesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të programit të sotëm, është paraparë që ministri Mucunski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, të zhvillojë takim me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural në Komisionin Evropian, Elisabeth Werner si dhe një sërë takimesh me deputetë në Parlamentin Evropian, thotë Ministria.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë