| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ljutkov-Ersoy: Thellohet bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes
“Ministrat diskutuan hapat konkretë për rritjen e numrit të turistëve turq në Maqedoninë e Veriut dhe për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga Türkiye për zhvillimin e infrastrukturës turistike”, thuhet në njoftim.
Ljutkov-Ersoy: Thellohet bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes
Ljutkov-Ersoy: Thellohet bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm mes RMV-së e Maqedonisë së Veriut / AA
11 orë më parë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkov, zhvilloi në Ankara një takim bilateral me homologun e tij turk, Mehmet Nuri Ersoy.

Sipas njoftimit nga Ministria maqedonase, Ljutkovi po qëndron për një vizitë pune dyditore në Türkiye.

Në takim, ku morën pjesë gjithashtu koordinatori kombëtar për turizëm, Akan Mahmut dhe ambasadori Jovan Manasievski, të dy ministrat konfirmuan lidhjet kulturore tradicionalisht të mira ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë.

Ljutkovi dhe Ersoyi theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit përmes realizimit të projekteve të përbashkëta, përfshirë digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e industrive kreative, prodhimeve të përbashkëta, si dhe avancimin e turizmit kulturor.

“Ministrat diskutuan hapat konkretë për rritjen e numrit të turistëve turq në Maqedoninë e Veriut dhe për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga Türkiye për zhvillimin e infrastrukturës turistike. Bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën në vijim të punojnë në projekte të përbashkëta konkrete, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, sipas njoftimit, Ljutkovi i drejtoi një ftesë të hapur homologut Ersoy që të vizitojë vendin e tij së shpejti.