Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat përndeshjen e radhës të kombëtares kosovare nëfutboll, që zhvillohet më 31 mars 2026, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Kjo përballje është e një rëndësi të veçantë pasi fati i saj lidhet me rezultatin e ndeshjes paraprake në Sllovaki, e cila zhvillohet më 26 mars në ora 20:45.
Nëse Kosova triumfon në Bratislavë kundër Sllovakisë, atëherë dueli i 31 marsit është finale e “play-off"-it, ku kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Türkiye–Rumani, në përballjen që do të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Në rast humbjeje, ndeshja do të zhvillohet si miqësore ndaj humbësit të duelit Türkiye-Rumani.
Biletat janë në shitje online dhe çmimet variojnë sipas tribunave nga 10 euro për pjesën veri dhe jug të stadiumit, 20 euro për pjesën lindore, 30 euro përpjesën perëndimore dhe 100 euro për sektorin VIP.





















