Pretendimi se terroristët e DAESh-it (ISIS) janë liruar nga ushtria siriane me mbështetjen e Türkiyes gjatë zhvillimeve të fundit në Siri është “krejtësisht i pabazë”, deklaroi të hënën Qendra e Türkiyes për Luftën kundër Dezinformimit.
“Është një fakt i njohur dhe i pakontestueshëm se Türkiye është vendi që ka zhvilluar luftën më të fortë kundër DAESh-it në rajon dhe i ka dhënë goditjet më të mëdha organizatës terroriste DAESh deri më sot”, thuhet në deklaratën e qendrës, të publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal.
Qendra u bëri thirrje publikut, si dhe “vendeve tona mike dhe vëllazërore dhe fqinjëve me të cilët ndajmë të njëjtën gjeografi dhe shumë vlera të përbashkëta prej shekujsh”, të mos u japin besim “pretendimeve të tilla të pabazuara”.




















