| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
"Termocentrali në Gaza gati për t’i rifilluar operacionet pas mbylljes prej më shumë se dy vitesh"
“Populli i Rripit të Gazës, sjellim lajme të mira se ka siguri dhe gatishmëri që impianti i prodhimit të energjisë të rifillojë operacionet”, tha kreu i Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, Ali Shaath.
"Termocentrali në Gaza gati për t’i rifilluar operacionet pas mbylljes prej më shumë se dy vitesh"
"Termocentrali në Gaza gati për t’i rifilluar operacionet pas mbylljes prej më shumë se dy vitesh" / AA
24 Janar 2026

Centrali i vetëm i energjisë elektrike në Gaza duket se është gati të rifillojë operacionet pas një ndërprerjeje më shumë se dyvjeçare për shkak të genocidit dhe bllokadës izraelite, tha sot kreu i Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës.

“Populli i Rripit të Gazës, sjellim lajme të mira se ka siguri dhe gatishmëri që impianti i prodhimit të energjisë të rifillojë operacionet”, tha Ali Shaath në platformën amerikane Facebook.

“Përveç përpjekjeve me palët ndërkombëtare për energjinë diellore, ne po punojmë me ofruesit e energjisë për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Shaath nuk dha detaje se si do të rikthehet energjia, mekanizmat që do të përdoren apo një afat kohor për këtë proces.

Që nga fillimi i genocidit izraelit në tetor 2023, Izraeli ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Gazën dhe ka parandaluar hyrjen e karburantit të nevojshëm për funksionimin e impiantit, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që është në fuqi që nga tetori i kaluar.

Para shpërthimit të genocidit, energjia e disponueshme në Rripin e Gazës ishte rreth 212 megavat, më pak se gjysma e 500 megavatëve të nevojshme për një furnizim 24-orësh.

Mungesa e energjisë elektrike në Gaza ka pasur pasoja katastrofike në gjithë enklavën, duke ndikuar veçanërisht tek ofruesit e shërbimeve jetike dhe spitalet.

Gjatë dy viteve të genocidit, Izraeli gjithashtu ka goditur rrjetet e energjisë elektrike, duke shkatërruar rreth 5.080 kilometra linja energjie dhe 2.285 transformatorë të shpërndarjes mbi dhe nën tokë, sipas Zyrës Mediatike të Gazës. Humbjet totale në sektorin e energjisë elektrike në Gazë vlerësohen të jenë rreth 1,4 miliard dollarë.

Eksploro
Gaza, katër të plagosur pasi droni izraelit godet kullën e komunikimit pavarësisht armëpushimit
Egjipti thirrje për tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe rihapjen e pikës kufitare Rafah
Gaza, dhjetë fëmijë të vdekur nga i ftohti që nga fillimi i dimrit, Izraeli vazhdon bllokadën
Familja palestineze humb foshnjën pas 17 vitesh pritjeje
OKB-ja: Rihapja e pikës kufitare Rafah do t’i zgjerojë përpjekjet për ndihmë humanitare
Artileria izraelite godet zona të shumta në Gaza, pavarësisht armëpushimit
Filmi mbi vogëlushen palestineze Hind Rajab të vrarë nga Izraeli nominohet për Oscar
Kalimi kufitar Rafah në Gaza do të hapet javën e ardhshme në të dyja drejtimet
Izraeli godet zona të shumta në Gaza pavarësisht armëpushimit
Putin: Rusia mund të paguajë 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira për një vend në "Bordin e Paqes"
Izraeli vret tre gazetarë palestinezë në Gaza
Vdes një tjetër foshnjë nga i ftohti në Gaza, rritet në nëntë numri i të vdekurve gjatë dimrit
Qeveria e Gazës e gatshme t’i transferojë të gjithë kompetencat te komiteti teknokrat
Ministri izraelit i financave dëshiron që plani i Trump të anulohet, e quan Gazën 'tonën'
Rritet në 71.550 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza
Ali Shaath nis detyrën si kreu i komitetit administrativ të Gazës
Shpallet komiteti teknokratik për tranzicionin në Gaza, Hakan Fidan në bordin ekzekutiv
Fillon takimi i parë i Komitetit administrativ për Gazën në Kajro
Shefi i OKB-së mirëpret kalimin në fazën e dytë të planit për Gazën
Sulme të reja ajrore izraelite dhe zjarr artilerie godasin zona në të gjithë Gazën