| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Numri i palestinezëve në burgjet izraelite rritet në 10.800
Numri i palestinezëve në burgjet izraelite deri në korrik 2025 është rritur në 10.800. Palestinezët e ndaluar që mbahen në kampet e ushtrisë izraelite nuk përfshihen në këtë numër.
Numri i palestinezëve në burgjet izraelite rritet në 10.800
Numri i palestinezëve në burgjet izraelite rritet në 10.800 / AA
8 Korrik 2025

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite është rritur në 10.800.

Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhanë deklaratë të përbashkët lidhur me palestinezët që mbahen në burgjet izraelite.

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite deri në korrik 2025 është rritur në 10.800. Palestinezët e ndaluar që mbahen në kampet e ushtrisë izraelite nuk përfshihen në këtë numër.

Kjo shifër është numri më i lartë i regjistruar që nga Intifada e Dytë, e njohur edhe si Intifada e Al-Aksasë midis viteve 2000-2004. Në burgjet izraelite mbahen 50 gra palestineze, përfshirë 2 nga Gaza dhe më shumë se 450 fëmijë.

Numri i palestinezëve të njohur si "të paraburgosur administrativë" të mbajtur në burgje nga Izraeli pa asnjë akuzë ose gjyq arrin në 3.629. Në burgjet izraelite ndodhen 2.454 palestinezë të klasifikuar si "luftëtarë të paligjshëm".

Banorët e Gazës të mbajtur në kampet e ushtrisë izraelite nuk përfshihen në këtë numër.

Në një deklaratë në gusht 2024 nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë dhe Institucionin "Zamir" për Mbrojtjen e të Burgosurve thuhet se "Gjyqësori izraelit kontriboi në forcimin e krimeve të torturës dhe zhdukjen me forcë të mijëra të burgosurve të Gazës".

"Krimi i zhdukjes me forcë zbatohet bazuar në 'ligjin për luftëtarët e paligjshëm' të miratuar nga parlamenti izraelit në vitin 2002 dhe në thelb është shkelje e qartë dhe e drejtpërdrejtë e integritetit të procedurës gjyqësore", theksohet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Palestina: Të gjitha opsionet janë të hapura kundër aneksimit izraelit
Mbi 20.000 pacientë në Gaza presin evakuimin ndërsa Izraeli vazhdon të kufizojë kalimin në Rafah
Nëntë palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit
Kolonët ilegalë sulmojnë fshatin në Bregun Perëndimor të pushtuar, 25 palestinezë të plagosur
Të shtënat izraelite plagosin tre palestinezë në jug të Gazës, pavarësisht armëpushimit
ShBA-ja me draft-plan që parashikon çarmatosje graduale të Hamasit
Dhjetëra palestinezë kalojnë pikën kufitare Rafah, ribashkohen përsëri familjet në Gaza
Italia evakuon 26 fëmijë palestinezë nga Gaza për trajtim mjekësor
Autoritetet e Gazës: Vetëm 397 persona kaluan pikën kuftiare Rafah pas rihapjes së pjesshme
Sulm me dron izraelit vret dy palestinezë në Gaza, pavarësisht armëpushimit
Trump kundërshton aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli
Rritet në 72.032 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Türkiye dhe 7 vende të tjera dënojnë masat e reja të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar
Forcat izraelite vrasin katër palestinezë në jug të Rripit të Gazës
Palestina bën thirrje për masa globale pas vendimeve të kabinetit izraelit për Bregun Perëndimor
Jordania dënon masat e Izraelit që synojnë thellimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar
Izraeli arreston dy gazetarë dhe dy aktivistë të huaj në Bregun Perëndimor
Akademia e Gjenevës paralajmëron se numri i të vdekurve në Gaza mund të kalojë 200.000
Flotilja Globale "Sumud" do të niset nga Barcelona drejt Gazës më 29 mars me mijëra pjesëmarrës
Vritet një tjetër palestinez nga forcat izraelite, përpos armëpushimit në Gaza