| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Shemben dy ndërtesa në Marok, 19 të vdekur dhe 16 të lënduar
Duke cituar autoritetet lokale, agjencia zyrtare e lajmeve MAP raportoi se dy ndërtesa katërkatëshe ngjitur, që strehonin tetë familje, u shembën në lagjen Al-Massira të qytetit Fes.
Shemben dy ndërtesa në Marok, 19 të vdekur dhe 16 të lënduar
Shemben dy ndërtesa në Marok, 19 të vdekur dhe 16 të lënduar / TRT Balkan
10 Dhjetor 2025

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u lënduan kur dy ndërtesa banimi u shembën në veri të Marokut në orët e para të së mërkurës. 

Duke cituar autoritetet lokale, agjencia zyrtare e lajmeve MAP raportoi se dy ndërtesa katërkatëshe ngjitur, që strehonin tetë familje, u shembën në lagjen Al-Massira të qytetit Fes.

Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e incidentit.

Të plagosurit u dërguan në spital. Shtëpitë aty pranë u evakuuan ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në vendngjarje, sipas agjencisë së lajmeve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë