| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kreu i Qeverisë së Kosovës bisedon me ministrin e Kuvajtit për mundësitë e investimeve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se me ministrin kuvajtian ka biseduar për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve ku me këtë rast është prezantuar potenciali i Kosovës për investime të huaja.
Kreu i Qeverisë së Kosovës bisedon me ministrin e Kuvajtit për mundësitë e investimeve
Kreu i Qeverisë së Kosovës bisedon me ministrin e Kuvajtit për mundësitë e investimeve / AA
22 Janar 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës takoi ministrin e Energjisë dhe të Financave të shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Siç ka bërë të ditur Kurti nëpërmjet rrjetit social amerikan X, me ministrin kuvajtian ka biseduar për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve ku me këtë rast është prezantuar potenciali i Kosovës për investime të huaja.

"Një fokus i veçantë i takimit ishte edhe prezantimi i planeve ambicioze të Qeverisë sonë për mandatin e ardhshëm. Në këtë kuadër, diskutuam një sërë mundësish investimi me interes potencial për shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit", tha Kurti në X.

Ai e konsideroi si pozitiv dhe konstruktiv takimin me ministrin kuvajtian dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit "ndaj përparimit ekonomik dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës".