| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve
Në vendim, nënvizohet se “çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas legjislacionit''
Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve
Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve / AA
12 orë më parë

Shqipëria ka shpallur situatë së veçantë në tregun e hidrokarbureve, me propozimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve.

“Gjatë periudhës së situatës së veçantë ngrihet dhe funksionon Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit, subjektet detyrohen që brenda datës 24 mars, të njoftojnë pranë ministrit përgjegjës për ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Në vendim, nënvizohet se “çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, ky vendim vjen për të garantuar kontroll, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik në një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë