| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor
Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, duke cituar Taysir Abu Mufreh, kryetar i Këshillit Komunal në Tuqu, bëri të ditur se një djalë 17-vjeçar u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë.
Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor / AA
11 orë më parë

Një adoleshent palestinez u vra mbrëmë nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje në qytezën Tuqu, në lindje të Betlehemit, në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, raportuan mediat lokale.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, duke cituar Taysir Abu Mufreh, kryetar i Këshillit Komunal në Tuqu, bëri të ditur se një djalë 17-vjeçar u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë.

Sipas Abu Mufreh, forcat izraelite hynë në qytet, morën pozicione në qendër të tij dhe hapën zjarr në mënyrë joselektive, duke shkaktuar vdekjen e adoleshentit.

Sipas të dhënave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët ilegalë kanë vrarë të paktën 1.096 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11.000 të tjerë dhe kanë ndaluar rreth 21.000 persona që nga tetori i vitit 2023.

Në një opinion historik të dhënë korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë