| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
"Shpërthim gjigant" në Utrecht të Holandës, të paktën 4 të lënduar
Rajoni i Sigurisë i Utrechtit e përshkroi incidentin si një “shpërthim gjigant”, duke konfirmuar se katër persona janë lënduar.
"Shpërthim gjigant" në Utrecht të Holandës, të paktën 4 të lënduar
"Shpërthim gjigant" në Utrecht të Holandës, të paktën 4 të lënduar / Reuters
15 Janar 2026

Të paktën katër persona u lënduan pasditen e së enjtes pasi një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë banimi në qendër të Utrechtit, në Holandë, pas raportimeve për disa shpërthime, njoftoi transmetuesi publik NOS.

Rajoni i Sigurisë i Utrechtit e përshkroi incidentin si një “shpërthim gjigant”, duke konfirmuar se katër persona janë lënduar.

Shërbimet emergjente kanë marrë disa raportime për shpërthime rreth orës 15:30 sipas kohës lokale dhe kanë reaguar menjëherë, ndërsa në rrugët përreth është vendosur perimetër sigurie.

Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e shpërthimeve.

Zjarri më vonë u përhap në një furrë buke në afërsi rreth orës 17:00, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për ta shuar.

“Të gjitha përpjekjet janë përqendruar në verifikimin nëse ka persona të bllokuar nën rrënoja”, tha kryetarja e bashkisë së Utrechtit, Sharon Dijksma.

Shumë ndërtesa përreth kanë pësuar dëmtime, megjithëse numri i saktë ende nuk dihet.

Rreth 50 banorë janë evakuuar dhe janë strehuar në një hotel në afërsi, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të kalojë një kohë e gjatë para se ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në qendër të qytetit Utrecht është ngritur një spital i përkohshëm emergjent, i cili zakonisht përdoret për incidente me numër të madh të të lënduarve.

Dëshmitarët okularë e përshkruan skenën si “kaotike”. Patrick Tomassen, i cili po punonte në një parking aty pranë, tha për RTV Utrecht: “Dëgjuam një shpërthim shumë të fortë. 

Parkingu u drodh me forcë. Dolëm me vrap jashtë dhe pamë njerëz të mbuluar me gjak, fasada ndërtesash të dëmtuara dhe xhama të thyer”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Luftanija iraniane "sulmohet nga një nëndetëse e huaj" në Sri Lanka, mbi 100 marinarë të zhdukur
EBA: Sulmet iraniane në territorin e tyre vranë tre persona dhe 78 të tjerë
Rusia: Një cisternë e LNG-së u sulmua pranë ujërave territoriale të Maltës
Kryeministri spanjoll: Jemi kundër ofensivës së ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Trupave amerikane u thuhet se lufta me Iranin ka për qëllim të sjellë Armagedonin
ShBA-ja humbi afro 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake në katër ditët e para të luftës me Iranin
Hakmarrja e Iranit mbyll hapësirën ajrore të Gjirit, prish aviacionin global pas sulmeve Izrael-ShBA
Ushtria izraelite shënjestron kryeqytetin iranian, ndërsa dëgjohen shpërthime të reja
Witkoff: Irani ka “kapacitet të pakufizuar” për pasurimin e uraniumit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nxit rreziqe për inflacion global teksa rriten çmimet e energjisë
Ministrja franceze e Mbrojtjes: Shkëmbimi bërthamor do të peshojë më shumë me zgjerimin
Prezantuesi amerikan: Shtetet e Gjirit arrestuan agjentë të Mossadit që po planifikonin shpërthime
Ukraina merr këstin e parë prej 1.5 miliardë dollaresh nga FMN-ja
Mbyllet Ambasada e ShBA-së në Riad pas një sulmi me dron nga Teherani
Izraeli nis sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj Teheranit dhe Bejrutit
Shpërthime raportohen mbi kryeqytetin e Katarit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Spanja: Bazat tona nuk do të përdoren jashtë marrëveshjes me ShBA-në dhe Kartës së OKB-së
Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran "nëse është e nevojshme"
Garda Revolucionare Iraniane: Zyra e Netanyahut u shënjestrua me raketa “Khyber”
Katari: Dy dronë nga Irani shënjestruan qendra energjetike