| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet globale
Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi gjithashtu një takim me homologun e tij turkmen në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit në Ashgabat.
Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet globale
Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet globale / AA
12 Dhjetor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryeministri i Pakistanit, Shahbaz Sharif, diskutuan të premten marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit, i mbajtur në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për forcimin e “marrëdhënieve të mira” me Islamabadin dhe se Türkiye do të bëjë përpjekje për ta rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si energjia, tregtia dhe investimet.

Duke shprehur vlerësimin e tij për zgjatjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Afganistanit, Erdoğan theksoi gatishmërinë e Ankarasë për të kontribuar në mekanizmin e krijuar për ruajtjen e stabilitetit.

Presidenti Erdoğan zhvilloi gjithashtu një takim me homologun e tij turkmen, Serdar Berdimuhamedov. Gjatë takimit, ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdoğan tha se Ankaraja synon ta avancojë bashkëpunimin me Turkmenistanin në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti, energji, industrinë e mbrojtjes dhe kulturë. Ai gjithashtu e uroi Berdimuhamedovin me rastin e 30-vjetorit të statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit.

Forumi Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit në Ashgabat po mbahet me rastin e 30-vjetorit të statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit dhe shpalljes së vitit 2025 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si “Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë