Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe ai i Rusisë, Vlladimir Putin, diskutuan të martën mbi marrëdhëniet dypalëshe, si edhe çështjet rajonale dhe globale.
“Türkiye po punon për të siguruar një armëpushim në Gaza dhe për të dërguar ndihma humanitare në rajon”, i tha Erdoğan Putinit gjatë bisedës telefonike, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.
Erdoğan theksoi se iniciativat diplomatike duhet të përshpejtohen për të siguruar që lufta në Ukrainë të përfundojë me një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, duke shtuar se Ankaraja do t'i vazhdojë përpjekjet e saj për paqe.
Presidenti turk i uroi gjithashtu Putinit ditëlindjen.
Türkiye ka pritur negociata të nivelit të lartë në mars të vitit 2022, kur delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan në Istanbul për bisedime të drejtpërdrejta, vetëm disa javë pas nisjes së luftës.